AKTUALITET

Vodhi me dhunë një çantë  arrestohet 30 vjeçari fierak

Fier – Vodhi me dhunë në rrugë, çantën e një 40-vjeçari, vihet në pranga autori. Sekuestrohet çanta me para dhe me sende personale.

Menjëherë pas njoftimit se në lagjen “16 prilli”, ishte kryer një vjedhje me dhunë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier organizuan punën për identifikimin dhe arrestimin e autorit të rastit.

Si rezultat i veprimeve profesionale dhe të shpejta policore, u identifikua dhe u vu në pranga, pak orë pas kryerjes së vjedhjes, shtetasi Mevlud Hasa 30 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button