KRYESOREPOLITIKË

Vota e Diasporës mund të ndryshojë fatin e mandateve në Tiranë dhe Fier

Sipas raportimit të korrespondentes së SYRI TV, Marsi Korreshi, nga Parku Olimpik ku po zhvillohet numërimi i votave të diasporës, deri tani janë hapur vetëm 87,032 zarfe nga gjithsej 194,889 që kanë mbërritur. Procesi po ecën me ritme të ngadalta dhe pritet të zgjasë për shkak të procedurave dhe ndërprerjeve gjatë natës. Deri më tani raportohen 46940 vota për PS, dhe 24 771 vota për PD-ASHM.

Korreshi bën me dije se 53,000 vota të ardhura nga Greqia ende nuk janë hapur, pasi do të pritet përfundimi i numërimit të zarfave nga shtetet e tjera në të 12 qarqet e vendit. Sipas saj, Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të kontestojë çdo votë të ardhur nga Greqia, për shkak të dyshimeve për manipulim, dhe kërkon që të vërtetohet nëse çdo votë i përket vërtet një qytetari të diasporës.

Ajo thekson gjithashtu se procesi nuk është i zakonshëm, pasi secila fletë votimi ndodhet brenda një zarfi A, i cili më pas është vendosur në një zarf B, duke e bërë numërimin më të ngadaltë. Sipas Korreshit, edhe fillimi i vonuar i numërimit në mëngjes, si dhe ndërprerja gjatë natës, kanë ndikuar në shtyrjen e afateve.

Deri më tani, vetëm qarku i Kukësit ka përfunduar numërimin e votave për partitë politike, ndërkohë që në qarqet e tjera ende nuk është arritur as gjysma e zarfave të numëruara. Procesi për kandidatët nuk ka nisur ende.

Korreshi thekson rëndësinë e këtij procesi, pasi vota e diasporës mund të ndikojë në ndarjen e mandateve. Sipas saj, në qarkun e Tiranës, PD mund të marrë një mandat nga partia “Mundësia”, për shkak të rritjes së ndjeshme të votave të saj, ndërsa në Fier pritet një garë e ngushtë mes Partisë Socialiste dhe “Shqipëria Bëhet”, ku kjo e fundit mund të sigurojë një mandat nëse përforcohet nga votat e diasporës.

Marsi Korreshi:  Deri më tani janë numëruar vetëm 87032 zarfe votimi nga diaspora, nga 194,889 zarfe që kanë ardhur gjithsej.

Vijohet me ritme të ulëta numërimi i tyre ndërkohë që, ashtu sikurse e thashë më herët, 53000 vota të Greqisë ende nuk janë hapur për t’u numëruar sepse do të pritet fillimisht përfundimi i të gjithë zarfave të ardhura nga shtete të tjera në 12 qarqe të vendit, dhe më pas do të vlerësohet se çfarë do të ndodhë pikërisht me votat e ardhura nga Greqia, nëse PD do të kontestojë çdo votë ashtu sikurse ka lajmëruar se për çdo votë të diasporës të ardhur nga Greqia, atje ku janë raportuar më së shumti probleme dhe ka dyshim për manipulim të procesit, do të kontestohet.
Dhe duhet, sipas Partisë Demokratike, që të vërtetohet nëse ajo votë i korrespondon pikërisht zgjedhësit nga jashtë dhe nuk ka dyshime që ajo mund të jetë manipuluar.

Mesa duket procesi i numërimit do të vazhdojë të zvarritet dhe të vonojë, duke marrë parasysh edhe ritmet e ngadalta.
I vetmi qark që ka përfunduar numërimin e votave për partitë politike pasi nuk ka nisur ende për kandidatët, është Kukësi, ndërkohë që në qarqe të tjera vijohet të numërohet dhe nuk kanë mbërritur as në gjysmën e numrit total të zarfave për çdo qark.
Gjithashtu, në të treja netët pa pasur një ndërprerje në mesnatë, për të filluar pastaj në orën 8, është numëruar, por numërimi ka filluar të paktën sot edhe dje në orën 10 të mëngjesit, kjo ka sjellë edhe vonesa.

Duke shtuar faktin se për votën e diasporës nuk është një numërim normal sepse duhet të hapen 2 zarfe, pasi fleta e votimit është e vendosur në zarf A, dhe zarf A i vendosur në zarfin B.

Po ndiqet mjaft me rëndësi pikërisht për faktin se vota e diasporës mund të ndryshojë edhe fatin e mandateve.

Për shembull në Tiranë PD mund t’i rrëmbejë një mandat partisë Mundësia, duke parë edhe qëndrimin e deritanishëm të paktën në qarkun e Tiranës, ku Partia Demokratike po rritet dhe po siguron më shumë vota, dhe kjo mund të sigurojë një mandat tjetër të PD, ndërkohë që në Fier kemi një përballje mes PS dhe Shqipëria Bëhet, ku Shqipëria Bëhet mund të marrë atje mandatin nëse do të sigurojë votat.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button