Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVrasja e prokurorit në Paraguaj, 1 shqiptar i arrestuar mes 17 të...

Vrasja e prokurorit në Paraguaj, 1 shqiptar i arrestuar mes 17 të tjerëve

Autoritetet hetuese kolumbiane raportuan se si rezultat i një operacioni në bashkëpunim me SHBA dhe Paraguajin për zbardhjen e vrasjes së prokurorit paraguaian Marcelo Pecci javën e kaluar kanë rënë në pranga 17 persona.

Klinton Dega

Ata janë nga 9 shtete të ndryshme dhe akuzohen për trafik droge, pastrim parash dhe krime të tjera. 12 nga të arrestuarit janë kolumbianë, 2 venezuelianë, 1 italian, 1 dominikan, 1 holandez dhe 1 shqiptar. Sipas medieve kolumbiane shqiptari i ndaluar është identifikuar si Klinton Dega.

Këta persona dyshoheshin se koordinonin dërgimin e kokainës në disa shtete përmes anijeve të mallrave, të fshehura në ngarkesa ushqimesh, pajisje farmacie, materiale ndërtimi e të tjera. Ata po hetoheshin edhe për zhvatje dhe kundërvajtje të tjera.

Autoritetet kolumbiane tregojnë se një nga të kapurit është Diego Mauricio Blanco, piloti i “Clan Rocha”, e konsideruar si një nga organizatat më të mëdha të trafikut të kokainës në Brazil, e lidhur me grupin kriminal brazilian First Capital Command, aktivitetet e të cilit në Paraguaj ishin hetuar nga prokurori Pecci.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME