AKTUALITET

Vrasja në Sarandë/ Personat kishin sherr me dikë tjetër, Ismaili ndërhyri me kallashnikov, u qëllua me plumb në kokë

Zbardhen të tjera detaje lidhur me vrasjen e 66-vjecarit Rexhep Ismaili. Një grup prej 5-6 të rinjsh ka shkuar në orën 21.28 në lokalin e Rexhep Ismailit, i cili ndodhet pranë karburantit të tij.

Personat që shkuan aty, kishin konflikt me një banor të fshatit Gjashtë, për çështje pronësie. Në momentin qe grupi i personave ka shkuar në vendngjarje, personi me të cilin kishin konflikt ndodhej në një tavolinë në verandën e lokalit me 66-vjecarin Ismaili dhe 3 persona të tjerë.

Gazetarja e mëson se,  menjëherë ka nisur nje debat verbal dhe më pas fizik me sende të forta mes palëve. Autorët dyshohet se nuk kishin qëllim konfliktin me Rexhep Ismailin. Pasi janë goditur me sende të forta, Ismaili është futur brenda lokalit dhe ka dalë me një armë zjarri tip “Kallashnikov” duke hapur zjarr disa herë ndaj grupit të të rinjve.

Nga ana e grupit tjetër, ka pasur kundërpërgjigje me pistoletë, duke e qëlluar një herë me plumb në kokë Ismailin, i cili ka mbetur i vdekur në vend.

Ndërkohë mësohet se janë 5 persona të shqëruar që mund të kenë lidhje me ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button