Opozita mobilizon Fierin për protestën në Tiranë / Qindra qytetarë nisen drejt kryeqytetit

Fier – Ardian Ferro kryetari i ri i komanduar në krye të PD dega Fier ka pohuar se demokratët fierakë janë organizuar për tu bër pjesë e protestës organizuar nga PD. Ai falenderon demokratët fierakë të cilët janë bashkuar duke i dhën mbështetjen dhe suportin për të arritur qëllimin në krye të kësaj dege, bashkimin e demokratëve dhe zgjedhjen e kreut të ri të PD për Fierin brenda muajit shtator.
Nga organizimi i Partia Demokratike dega Fier dhe kryetarit të komanduar të saj, Ardian Ferro, drejt Tiranës pritet të udhëtojnë një numër i konsuderueshëm qytetarësh për t’iu bashkuar protestës së opozitës.
Kryetari i Partia Demokratike dega Patos, Pëllumb Hoxha, është shprehur se nga Patosi do të marrin pjesë mbi 100 qytetarë.
Kryetari i Partia Demokratike dega Mallakastër, Resmi Shanaj, ka deklaruar se mbi 100 qytetarë do të udhëtojnë drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës.
Po ashtu, Emels Xhaxhaj, kryetar i Partia Demokratike dega Rroskovec, ka pohuar se nga kjo bashki do të nisen mbi 100 qytetarë.
Sipas organizatorëve, pjesëmarrja në protestën e opozitës në Tiranë po realizohet me automjete private. Qytetarët do të nisen në kohë të ndryshme, ku një pjesë kanë udhëtuar më herët, ndërsa të tjerë do të nisen gjatë orëve të pasdites, me synimin për të qenë të pranishëm në protestën që nis në orën 19:00.









