Sunday, May 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVrasja për një vend parkimi, arrestohet autori dhe bashkpuntori

Vrasja për një vend parkimi, arrestohet autori dhe bashkpuntori

Autori i dyshuar i vrasjes së 41-vjeçarit Klodian Bakia, në Sarandë, ka rënë në prangat e policisë së bashku me një bashkëpunëtor të tij.

Burime për SYRI-n bëjnë se dije se 24-vjeçari Xhanelo Tarja ishte fshehur në garazhin e dy pallateve, larg vendit të ngjarjes. Vrasja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, për parkimin.

Bakia kishte parkuar para restorantit të hotelit ku punonte Tarja dhe ky i fundit i ka kërkuar të lirojë vendin.

Pas konfliktit ai e goditi dy herë me thikë. Vrasja ka ndodhur brenda ambienteve të hotelit në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.

Bakia u transportua në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME