Saturday, November 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZbulohet magazina me fishekzjarre kontrabandë, arrestohen dy persona në Tiranë

Zbulohet magazina me fishekzjarre kontrabandë, arrestohen dy persona në Tiranë

Policia ka zbuluar një magazinë në kryeqytet, ku mbaheshin një sasi e madhe fishekzjarresh të kontrabanduara me qëllim shitjen, ndërsa ka vënë në pranga dy të rinj që administronin këtë biznes. Në kuadër të operacionit, u sekuestruan mijëra fishekzjarre të kalibrave të ndryshme, të paketuara në 391 koli.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Zhvillohet plani i posaçëm operacional policor, në zbatim të udhëzimit të përbashkët të 3 ministrave, për ndalimin e zhurmave në zonat e banuara dhe për ndalimin e përdorimit të lëndëve piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe me kriteret.

Kjo fazë e planit operacional u finalizua nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare e Policisë së Shtetit.

Zbulohet një magazinë në kryeqytet, ku mbahej një sasi e madhe fishekzjarresh, të kontrabanduara me qëllim shitjen.

Vihen në pranga 2 të rinjtë që administronin së bashku biznesin. Sekuestrohen mijëra fishekzjarre të kalibrave të ndryshme, të paketuara në 391 koli.

Si rezultat i veprimeve intensive të shërbimeve të Policisë, të mbështetura nga inteligjenca informative dhe të kryera në zbatim të planit të posaçëm operacional, të hartuar nga DPPSH-ja, pas nënshkrimit të udhëzimit të përbashkët të 3 ministrave, me objekt ndalimin e zhurmave në zonat e banuara dhe për garantimin e përdorimit të lëndëve piroteknike, konform ligjeve në fuqi, është zbuluar një magazinë, në rrugën “5 Maji”, Tiranë, ku mbaheshin qindra koli me fishekzjarre, të dyshuara të futura kontrabandë në vendin tonë, me qëllim shitjen.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, në këtë ambient, janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar bashkadministratorët e këtij biznesi, shtetasit I. K, 22 vjeç dhe E. S., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në magazinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 391 koli me mijëra fishekzjarre të kalibrave të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, kryer në bashkëpunim.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME