Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedZbulohet një varrezë me 751 fëmijë në Kanada

Zbulohet një varrezë me 751 fëmijë në Kanada

Kërkimet me radarë kanë zbuluar praninë e 17 gropave që mund të përmbajnë trupat e 751 fëmijëve nga komunitetet indigjene në një varrezë pranë një ish-shkolle rezidenciale katolike në Kanada. Varreza është zbuluar pranë ish-Shkollës Rezidenciale Indiane Alberni.

Më shumë se 150 mijë fëmijë vendas u detyruan të hynin në shkollat e krishtera të financuara nga shteti prej shekullit të 19-të deri në vitet 1970. Mijëra prej tyre vdiqën në rrethana të dyshimta. Fëmijët u morën nga familjet e tyre në një përpjekje për t’i izoluar ata nga ndikimi i kulturës së tyre.

Qëllimi ishte që fëmijët të krishteroheshin me qëllim asimilimin e kulturës vendase. Pak kohë më parë qeveria kanadeze pranoi keqtrajtimin dhe abuzimin fizik e seksual ndaj këtyre fëmijëve. Ata rriheshin sepse flisnin gjuhën e tyre amtare.

Abuzimi dhe izolimi i tyre shihet nga udhëheqësit indigjenë si shkaku kryesor i shkallës së epidemisë së varësisë ndaj alkoolit dhe drogës në këtë komunitet. Në prill të vitit të kaluar, Papa Françesku kërkoi falje për krimet e kryera nga Kisha. Në korrik ai udhëtoi për në Kanada ku u takua vetë me përfaqësues të komuniteteve indigjene. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME