AKTUALITET

Zënka mes vllezërve në FierSeman, shkaku mendohet pronësia

Lushnje – Pronësia mesa duket ka qenë shkaku i përplasjes mes dy vëllezërve mbrëmjes e 8 prillit në Fier-Seman të Divjakës.

Zënka me grushte fillimisht midis vëllezërve Shpëtim Konja e Zarif Konja ka përfunduar me armë.

Shpëtim Konja pasi është dhunuar nga i vëllai Zarif Konja dhe një shok i tij Astrit Godanci, ka marrë karabinën dhe ka qëlluar katër herë në ajër dhe drejt automjetit të Godancit.

Nga të shtënat nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materjale tek fuoristrada e njërit prej agresorëve.

Shpëtim Konja është ndaluar nga policia ndërsa mbeten ende në arrati Zarif Konja dhe shoku i tij Astrit Godanci.

Policia ka dokumentuar ngjarjen dhe po punon për kapjen e dy personave të sipërpërmendur.

Divjakë

Në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, në fshatin Fierseman, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. K., 50 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 57 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. N., 43 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), pasi dyshohet se ka hyrë me mjet prerës (thikë) në dorë, në ambientet e një supermarketi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button

This will close in 0 seconds