Tuesday, April 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËZgjedhjet lokale/ Berisha: Kandidatët e PS duhet të arrestohen për vjedhjet e...

Zgjedhjet lokale/ Berisha: Kandidatët e PS duhet të arrestohen për vjedhjet e kryera

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme kandidatin e tij për bashkinë Kurbin, zotin Behar Haxhiu.

Takimi vjen në një kohë kur pritet të nisë mbledhja e Kryesisë së PD të drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, ku do të vendoset si do të shkohet në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ndërsa fliste në lidhje me emrat për kandidatë të PS për “Lokalet” Berisha u shpreh se kandidatët e mazhorancës janë klone të kryeministrit Edi Rama, ndërsa shtoi se të gjithë duhet të arrestohen e të futen në burg pas vjedhjeve që kanë kryer.

“Me kandidatët e PS, të cilët kanë dy tipare, ku ti prekësh janë për arrestime e për burgje sepse kanë vjedhur ditë e natë.

Janë të gjithë klonime të Ramës, nuk kanë lidhje me PS dhe bazën e saj, Rama ka përqendruar në duart e tij të gjithë pushtetet e ka përzënë votën.

Kjo ka çuar në shpopullimin e vendit”, tha Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME