Wednesday, November 29, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËZgjedhjet në Kukës/ Rama publikon rezultatet: Kandidati i PS ka avantazh të...

Zgjedhjet në Kukës/ Rama publikon rezultatet: Kandidati i PS ka avantazh të pakthyeshëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve në Kukës, duke thënë se kandidati i PS ka një avantazh të pakthyeshëm.

Ai u shpreh se kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i PS, Albert Halilaj kryeson me thuajse 3000 vota.

Ai shtoi se ky rezultat do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë.

“Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash, i cili do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin”, u shpreh Rama.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME