Është hedhur ditën e sotme shorti për zgjedhjen e nëntë anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2024.
Kryetar i KED është zgjedhur Sokol Ngresi, gjyqtar nga Gjykata e Lartë, ndërsa po me short, është zgjedhur dhe zëvendësuesi i tij, gjyqtari Dariel Sina.
Ndërkohë anëtarët të KED-së janë zgjedhur si më poshtë:
Anëtare nga Kushtetuesja: Elsa Toska dhe Sonila Bejtja, zëvendësuese Marjana Semini.
Anëtar nga Gjykata e Lartë: Sokol Ngresi, njëkoësisht edhe kryetar i këshillit, zëvendësues do jetë Dariel Sina.
Anëtare nga Prokuroria e Përgjithshme: Alma Muça, zëvendësuese Arqile Koça.
Anëtare nga Gjykata e Apelit: Irena Brahimi e Altina Nasufi, zëvendësuese, Ilirjana Olldashi
Anëtarë nga Prokuroria e Apelit: Lazer Çardaku e Genti Xholi, zëvendësuese, Irma Balli.
Anëtar nga Gjykata Administrative: Ramiz Lala, zëvendësues, Besart Kaçkini