Uncategorized

Zhduket 30-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, familja kërkon ndihmë (foto)

Mimoza Arapi, 30 vjeçe, nga Berati ka humbur kontaktet me familjen e saj, dje më datë 2 maj, rreth orës 08:00 të mëngjesit.

Në momentin që është larguar nga banesa në lagjen “Donika Kastrioti”, nëna e tre fëmijëve ka qenë e qetë, ndërsa kishte veshur rroba të zeza dhe një jelek, po të ngjyrës së zezë.

Momentin e largimit nga shtëpia ka qenë prezent djali i saj 8-vjeçar, të cilit i ka thënë se do të shkonte të bënte një vizitë për sytë, por nuk u kthye më.

Familja ka bërë një denoncim në policinë e Beratit, ndërsa kërkon ndihmën e qytetarëve për të rënë në gjurmët e saj.

Ata i tremben një futje në kurth të saj, me qëllime dashakeqëse apo kriminale. Nr. familjes në dispozicion është +355 69 424 3810

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button