AKTUALITET

Zjarr në lagjen Gerhot të Gjirokastrës, flakët rrezikuan një banesë – dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një zjarr është regjistruar këtë të shtunë në lagjen Gerhot të Gjirokastrës, ku është përfshirë nga flakët një sipërfaqe toke.

Shërbimi Zjarrfikës i Gjirokastrës është njoftuar nga një banore e zonës, e cila ka sinjalizuar për përhapjen e shpejtë të flakëve. Për shkak të erës së fortë, zjarri mori përmasa të mëdha, duke rrezikuar edhe një banesë pranë vendngjarjes.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë, duke bërë të mundur izolimin e vatrës së zjarrit dhe pengimin e përhapjes së flakëve, deri në shuarjen e plotë të tyre.
Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërsa rrethanat e ngjarjes po hetohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button