AKTUALITET

Të shtëna me armë në Sarandë, një person në gjendje të rëndë në spital

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas burimeve nga Saranda i plagosuri është identifikuar si Thimjo Rubati, 50 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku ndodhet në sallën e operacionit në gjendje të rëndë.

Burimet bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet për një atentat të organizuar. Sipas informacioneve të para, 50-vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga persona që lëviznin me një automjet, të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas ngjarjes, Policia e Shtetit ka ngritur postblloqe dhe ka blinduar hyrje-daljet e qytetit të Sarandës, ndërsa forca të shumta janë angazhuar në kërkim të autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit

Thimjo Rubati

Thimjo Rubati person me precedente të shumtë penalë, për trafik klandestinwsh, kontrabandë, armëmbajte pa leje, i skeduar pçr trafik mjetesh motorrike.
Ngjarja ka ndodhur pak metra larg vendit ku ndodhi rrahja e oficerit Mihal Velço mbremjen e djeshme nga djali i Thimjo Rubatit dhe dy shoket e tij, te tre me precedente penale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button