Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën!

Qindra qytetarë kanë nisur marshimin kilometrik në rrugët e kryeqytetit, në kuadër të protestës së 48-të me radhë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Pasi qëndruan për disa orë para godinës së Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin nëpër akset kryesore të Tiranës, duke përsëritur thirrjet që tashmë janë kthyer në refren të kësaj lëvizjeje.
“Rama jepe dorëheqjen”, “Arrestoni Ramën”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”, ishin disa nga sloganet që u dëgjuan gjatë marshimit.
Edhe në ditën e 48-të, protestuesit përsëritën se do të vijojnë çdo ditë tubimet dhe marshimet e tyre, duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Po ashtu, ata bën thirrje për t’u bashkuar në protestë më datë 23 korrik para Parlamentit, ku do të zhvillohet edhe seanca e fundit për ketë sesion.









