AKTUALITETTOP-NEWS

Zjarr pranë nënstacionit elektrik në Lushnje, shkrumbohen dy banesa – një tjetër dëmtohet pjesërisht

Lushnje – Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mbrëmjen e së hënës tre banesa në lagjen “Loni Dhamo” në qytetin e Lushnjes, fare pranë nënstacionit elektrik, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Sapo janë konstatuar flakët e para, banorët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, i cili ka mbërritur me urgjencë në vendngjarje, i shoqëruar edhe nga dhjetëra efektivë policie. Falë reagimit të shpejtë, banorët janë evakuuar në kohë nga banesat.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Një banor është transportuar me ambulancë drejt spitalit, pasi është ndier keq nga tymi i dendur.

Forcat zjarrfikëse kanë punuar për disa orë për shuarjen e flakëve dhe për të mos lejuar përhapjen e zjarrit në banesa të tjera. Si pasojë, dy banesa janë shkrumbuar totalisht, ndërsa një e tretë ka pësuar dëmtime të pjesshme.

Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës në Lushnje, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental, por shkaqet e sakta do të përcaktohen pas përfundimit të ekspertizës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button