AKTUALITET

Kishte shkuar për gjah në Tepelenë por gjeti vdekjen, shpallet në kërkim autori i dyshuar që qëlloi biznesmenin

Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja e shtetasit italian në vendin e quajtur Dilan mes Nivicës dhe Salarisë pak pas mesnatës.

Bëhet me dije se viktima u qëllua me automatik nga një person teksa është shkëmbyer me automjetin që udhëtonte 44-vjeçari italian.

Po ashtu raportohet se autori në fillim ka qëlluar në drejtim te gomave dhe më pas në drejtim të tij.
Shtetasi italian ka qenë në një automjet që vinte nga drejtimi verior në aksin rural Nivicë-Salari.

Megjithatë ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërkohë që policia thotë se ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur vrasjen dhe për të identifikuar dhe kapur autorin/ët.
Mësohet se 44-vjeçari italian jetonte prej 20 vitesh në kryeqytet dhe ndodhej në zonë pasi kishte dalë për gjah. Eshte gjetur me rroba gjahu në fshatin Salari.

Gjithashtu mësohet nga burime policore se autori i dyshuar i vrasjes është identifikuar nga policia si G. B.

Policia ka ngritur disa postblloqe në zonë për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button