Monday, July 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZjarri djeg orenditë në një banesë, pa pasoja në njerëz

Zjarri djeg orenditë në një banesë, pa pasoja në njerëz

Një banesë ka marrë flakë në lagjen “1 maji” të qytetit të Fierit ndërsa brenda pak minutash, gjithçka është përfshirë nga zjarri. Flakët janë pikasur nga familjarët në katin e parë të një godine dykatëshe, aty ku i parkuar ndodhej  dhe një automjet, e që përdorej si garazh.

Bëhët me dije se në brendësi të garazhdit ndodheshin edhe bojra dhe material të ndryshme, të cilat janë përfshirë më lehtë nga zjarri, që është përhapur më pas në pjesën  tjetër të objektit. Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë njoftuar forcat zjarrfikëse, ndërsa të alarmuar kanë kërkuar ndihmë për shuarjen e flakëve.

Mësohet se në momentin e që në godinë ka rënë zjarri nuk ka pasur njëri, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak për rënien e zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, fakt që mbetet për t’u vërtetuar.

Njoftimi i policisë:

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 13:50, lagjen “1 Maj”, Fier, në banesën e shtetasit V. N., ka rënë zjarr ku për pasojë janë djegur orenditë shtëpiake. Nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME