AKTUALITET

10 shqiptarë  nisen drejt Tiranës, Air Albania iu anulon fluturimin pa asnjë arsye

Denoncimet për linjën e fluturimeve Air Albania nuk kanë të sosur. Kësaj here një shqiptare e lindur në Belgjikë shkruan se i është anuluar fluturimi nga Air Albania pa asnjë shpjegim. Qytetarja denoncuese shkruan se kishte blerë 10 bileta, ajo bashkë me familjarët e saj, për të vizituar Shqipërinë në këtë sezon turistik, por është përballur me papërgjegjshmërinë e Air Albania.

Shqiptarja shkruan se mezi e kishte pritur këtë udhëtim, teksa rezervimin e biletave e kishte bërë nga Brukseli në Tiranë, por fluturimi i është anuluar pa arsye të specifikuar. Denoncuesja shprehet se ka humbur ditë të bukura në Shqipëri relaksi e pushimi për shkak të këtyre anulimeve të pajustifikuara, ndërsa Air Albania nuk ka ofruar asnjë zgjidhje apo kompensim.

Air Albania sikur të mos mjaftonte anulimi pa një arsye, nuk përgjigjet në telefon apo email kur qytetarja iu shkruan për të marrë një shpjegim lidhur me këtë rast.

“Pershendetje, jam një shqiptare e lindur ne Belgjik, me shume krenari dhe kënaqësi bera rezervimin per te ikur ne Tirane! Me airalbania! Por qe me kane anuluar fluturimin pas asnje shpjegim! Mua dhe vajzave me nipa dhe mbesa! 10 bileta! Nuk pergjigjet kush ne tel as ne emails”, shkruan qytetarja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button