
Në materialin në vijim do t`ju njohim me mjekun popullor, Rexhep Toska nga fshati Zharrëz i Fieri. Rexhepi nuk njihet vetëm në Fier dhe rrerhinat e tij por në të gjitha trevat shqiptare brenda dhe jasht vendit. Mrekullitë e duarve të tij njihen edhe nga shtetas të huaj si në vendet e rajonit por edhe në Itali, Gjermani, Francë etj
Në një intervistë për kolegun Xhemil Beharaj, ai tregon se si me bimët medicinal arrin të shërojë plagë të shkaktuara nga djegia.
Mjekësia popullore është mjaft e përhapur në vendin tonë, pavarësisht zhvillimit të shkencës dhe mjekësisë shkencore. Rexhep Toska nga fshati Zharrëz e ka kthyer banesën në ambulancë, teksa tregon se me kombinimin e bimëve medicinale, Rexhepi shëron djegie e plagë të ndryshme.
Rexhepi thotë se me mjekësinë popullore ka shëruar shumë qytetarë, të cilët kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit.
Pacientët i ka jo vetëm nga Fieri, por edhe nga qytete të tjera të vendit.
Historitë për mjekimet që kryen mjeku popiullor Rexhet Toska janë të shumta sikundër edhe pacintët që ai ka kuruar dhe kuron janë me mijra. Këtë profesion, Rexhepi thotë se e ka trashëguar nga gjyshja, ndërsa shprehet se tashmë është bërë i njohur edhe jashtë vendit për aftësitë e tij.