8 gola në gjysmëfinalen e parë të Kupës mes Barçës dhe Atleticos

Barazim i çmendur me 8 gola, mes Barcelonës dhe Atletiko Madridit, në aktin e parë gjymsmëfinal të Kupës së Mbretit. Një duel spektakolar që i pati të gjitha, dhe përfundoi në shifrat 4-4.
Miqtë e Simeones, arritën të kalonin në avantazh të dyfishtë në minutat 1 dhe 6, ndërkohë që katalanasit përmbysën gjithçka falë golave të Pedrit, Cubarsit dhe Martinez në minutat 19, 21 dhe 41.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 3 me 2, teksa në pjesën e dytë u shënuan edhe 3 gola të tjerë. Në minutën e 74-t, ishte Lewandowski, i cili u hodh nga stoli dhe ngriti rezultatin në 4 me 2.
Miqtë nga Madridi, nuk u dorëzuan, duke shënuar dy gola me Jorenten dhe Sorloth në minutat 84 dhe 90+3, për të dalë nga kjo përballje me një barazim dramatik.
Dueli i kthimit do të luhet më 2 prill, në stadiumin e Atletikos.