Thursday, April 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET8 mars, gruaja plagos burrin me thikë në Fier

8 mars, gruaja plagos burrin me thikë në Fier

Fier – Një grua nënë e 3 fëmijëve ka plagosur duke gjuajtur me thikë bashkëjetuesin e saj në paraditen e 8 marsit, festës së grzuas. Ngjarja në fjalë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Liri” në Fier.

Pas ngjarjes policia ka shkuar në vëndin e ngjarjes duke kryer edhe shoqërimin e 32 vjeçares Arinalda Asllani, ndërkohë që bashkëjetuesi i saj Arjan Jorgati 33 vjeç është dërguar në spitalin rajonal Fier ku ka marr edhe ndihmën e parë mjekësore dhe është jaht rrzikut për jetën

Policia

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen Arinalda Asllani, 32 vjeçe, banuese në Fier, pasi gjatë orëve të para të mëngjesit, pas një konflikti për motive të dobëta, në banesën e saj, ka goditur me mjet prerës(thikë), bashkëjetuesin, shtetasin Arjan Jorgati, 32 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME