Forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) janë parë në mbrëmjen e së dielës në Urën e Ibrit në pjesën jug të Mitrovicës.
Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë, dhe me mjete tjera, rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak.
Të dielën, rrugët janë bllokuar edhe në pjesë të tjera në veri të Kosovës. Bllokadat vijnë një ditë para se të hyjnë në fuqi dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe.