Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, është takuar me ambasadoren e BE-së në vendin tonë, Christiane Hohmann.
Përmes një postimi në Twitter, Kim thekson se po pret me padurim të punojë ngushtë me ekipin e BE-së, për të mbështetur përpjekjet e njerëzve dhe qeverisë, duke përfshirë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi.
“E lumtur që takova ambasadoren e BE në Tiranë, Christiane Hohmann. Ajo është e emocionuar që zyrtarisht kanë filluar negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Union. Ne mezi presim të punojmë ngushtë me ekipin e BE-së për të mbështetur përpjekjet e njerëzve dhe qeverisë, duke përfshirë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi”.