Fier – Pas 8 orë luftë me flakët, forcat zjarrfikëse të Fier kanë fikur zjarrin e rëne në kodrat e fshatit Rreth-Libofshë. Sipas të dhënave paraprake mësohet se demi është i konsiderueshëm në sipërfaqet me ullishta.
Sipërfaqe të tëra me ullinj janë shkrumbuar. Sipas të dhënave të para, bilanci i këtij zjarri ishin: 14 hektarë me ullishta dhe shkurre e djegur, 2000 rrënjë ullinj të shkrumbuar, morën pjesë për shuarjen e zjarrin 4 zjarrefikse dhe 25 forca zjarrefikse.
Për shkak të terrenit, fikja e zjarrit u krye me ndihmën e zjarrefikseve, pompa dhe me krah. Zjarri i rënë rreth orës 15 të ditës së sotme, ra në një zonë kodrinore e mbjelle e gjitha me ullinj nga banorët e zonës së Rreth-Libofshës dhe dëmet janë të konsiderueshme.