Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVrasja në Greshicë/ Djali: Babain e vrava se më tha gjej punë

Vrasja në Greshicë/ Djali: Babain e vrava se më tha gjej punë

Burime konfidenciale për ABC nga policia e Ballshit, hedhin dritë mbi shkakun e krimit në familje, ku i biri vrua të atin. mbrëmjen e 25 gushtit. Sipas këtyre burimeve, mësohet se gjatë marrjes në pyetje ekspertë të policisë, Mariglen Muhametaj është shprehur se shkak ka qenë një zënkë e çastit më të atin.

I ati, i ndjeri Qemal Muhametaj, i ka thënë të birit të gjejë punë dhe të mos rrijë kot.  “Gjej punë, mos rri kot. Unë nuk kam me çfarë të ushqej”, mësohet t’i ketë thënë ai.

Në debat e sipër midis atë e bir, Mariglen i mësohet që fillimisht e ka shtyrë me duar me forcë të atin, i cili ka rënë përtokë.

Autori nuk është mjaftuar me kaq, por ka marrë një pllakë betoni dhe e ka goditur dy herë në kokë, duke i marrë jetën në vend. Gjatë kohës, që Mariglen Muhametaj, ka treguar gjithë rrjedhën e ngjarjes së rëndë, e ka treguar atë qetësisht, normal dhe pa pendesë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 25 gushtit në fshatin Greshicë të Mallakastrës. Mariglen Muhametaj goditi me sende të forta në kokë, babain e tij 73-vjeçar, Qemal Muhametaj. Si pasojë e goditjes i ati ndërroi jetë në vend, ndërsa 37-vjeçari u arratis. Ai u arrestua pas disa orësh kërkimesh nga policia.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME