Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLETATOOGeorgina Rodriguez bën tatuazhin e parë/ Motivi: Dashuri dhe dhimbje

Georgina Rodriguez bën tatuazhin e parë/ Motivi: Dashuri dhe dhimbje

Tatuazhi rimon me futbollistin. Por ndryshe nga kolegët e tij, Cristiano Ronaldo ka deklaruar disa herë se nuk ka asnjë tatuazh në trupin e tij. Ashtu si i dashuri i saj, edhe Georgina Rodriguez asnjëherë nuk ka shfaqur shenja tatuazhi në trupin e saj. Dhe për këtë arsye fotot e fundit të postuara nga ajo po bëjnë me shpejtësi xhiron e botës. E ulur në një divan lëkure të bardhë, e mrekullueshme dhe e qetë me një minifustan rozë, Georgina tregon veten duke bërë tatuazh në krahun e saj.

Çfarë dizajni zgjodhi Georgina Rodriguez? Edhe pse ajo ende nuk e ka shfaqur plotësisht tatuazhin e saj të ri (dhe ndoshta të parin), pas saj mund të shihni qartë imazhin e dy engjëjve fluturues. Prandaj, tatuazhi do të duket të jetë një homazh i dhimbshëm për djalin që Georgina dhe Cristiano Ronaldo humbën në prill. Modelja ishte shtatzënë me binjakë por vetëm e vogla Bella Esmeralda mbijetoi.

Në profilin e saj në Instagram me 39 milionë ndjekës, Georgina Rodriguez ndan jo vetëm projektet e saj të punës, por edhe jetën e saj private. Modelja spanjolle u jep fansave pamje nga përditshmëria e saj, duke përfshirë daljet me pesë fëmijët e saj, seancat stërvitore dhe disa foto me partnerin e saj, Cristiano Ronaldo. Influencuesja tregon me sinqeritet edhe momentet më të errëta. Pavarësisht stilit të saj shumë të lartë të jetesës, që e bën atë të duket e paarritshme, Rodriguez ruan një humanizëm me të cilin shumë mund të identifikohen. Megjithatë shpeshherë nuk mungojnë kritikat.

Image

Ditët e fundit Georgina Rodriguez ka publikuar një seri fotografish ku lutet në Sanctuary të Fatimes, në Portugali. Gjithmonë shumë e përkushtuar, ylli shkroi: “Vazhdoni të drejtoni dhe ndriçoni rrugën time, Virgjëreshë e vogël”. Edhe pse poshtë postimit kanë mbetur shumë komente dashurie dhe mbështetjeje, ka edhe nga ata që e kanë kritikuar.

Image

Disa ndjekës nuk kanë pëlqyer zgjedhjen e saj për veshjen. Fustani i ngushtë i bardhë me një të çarë të gjatë të pasme u konsiderua shumë vulgar për të hyrë në kishë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME