Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMinistri i Finanacave të Kosovës sulmohet me miell

Ministri i Finanacave të Kosovës sulmohet me miell

Ministri i Financave të Kosovës është sulmuar me miell në Prishtinë. Ka qenë kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, dikur anëtar i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ai që ka publikuar video-n në llogarinë e tij në Facebook.

“Aksion simbolik për punëtorët. Nuk mund të normalizohet lufta e pa precedentë që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj, aksion, ndërhyrje, rezistencë”, shkruan Molliqaj në Facebook.

Reagimi vjen si pasojë e një vendimi të ministrit Murati për të mos kaluar pagat e muajit gusht për nëpunësit në sistemin arsimor dhe nëpunës civilë në institucionet lokale dhe qendrore të cilët kanë zhvilluar një grevë. Kërkesa kryesore e sindikatave të këtyre punëtorëve është marrja e pagesës prej 100 eurosh, si ndihmë për rritjen e përgjithshme të çmimeve. Paketa e miratuar nga qeveria përfshin vetëm pensionistët.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME