Uncategorized

Aksident në autostradën Levan – Tepelenë, 4 të plagosur

Fier – Një automjet tip Toyota ka dal jashtë rruge për të përfunduar në kanal.


Burimet paraprake bëjnë me dije se 4 persona janë Iënduar dhe janë nisur drejt spitalit të Fierit.
Mësohet se kanë qenë banorët e zonës që i kanë dhënë ndihmën e parë të Iënduarve.


Po të njejtat burime saktësojnë se në drejtimin e mjetit ka qenë një femër. Mësohet se kjo e fundit është trembur pasi i është futur në parakalim një makinë tjetër.

Fier/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, shtetasja E. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesja e mjetit edhe tre pasagjerët, shtetasit H. A., 60 vjeç, E. A., 55 vjeçe dhe L. B., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.


Thirrja në urgjencë ka bërë që të nisen dy ekipe të spitalit të Fierit dhe uniformat blu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button