Tuesday, May 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETE pazgjidhur, vdekja e Konomit që tentoi të kalonte kufirin, fshati i...

E pazgjidhur, vdekja e Konomit që tentoi të kalonte kufirin, fshati i nis letër Çuçit: E rrahu policia!

Vdekja e 57-vjeçarit Thoma Konomi pak ditë më parë në përpjekje për të kaluar kufirin e gjelbër në Gjirokastër, vijon të mbetet mister.

Në 20 gusht, Konomi u arrestua nga policia pasi u kap duke u futur në Shqipëri në mënyrë të paligjshme nga kufiri i gjelbër në PKK Kakavijë ,ndërkohë që drejtonte një motomjet “Kawasaki”.

Konomi u mbajt dy ditë në paraburgimin e komisariatit në Gjirokastër ku dyshohet se është dhunuar nga punonjësit e policisë. Lidhur me këtë pretendim, burime nga sanatoriumi ku u Konomi u shtrua për t’u operuar, bënë me dije për Fax News se i ndjeri kishte pohuar se ishte dhunuar nga policia.

Kjo ka ngjallur reagimin e bashkëfshatërve të tij të cilët i kanë dërguar një letër, Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe strukturave të Policisë së Shtetit.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur një hetim ndaj policëve të cilët arrestuan 57-vjeçarin, nën dyshimin se këta të fundit kanë ushtruar dhunë ndaj tij duke i shkaktuar dëmtime të rënda që i sollën vdekjen, Konomit.

Mësohet se i ndjeri ishte me banim në Greqi dhe kishte të afërm atje. 

Trupi i tij i pajetë gjendet në morg dhe familjarët ende nuk e kanë tërhequr.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME