Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se skandali me aferën e portit të Durrësit po thellohet.
“Vazhdon të thellohet skandali i portit të Durrësit. Dalin në pah dhe lidhjet e kryeministrit për të bllokuar transparencën. Zoti Vasili ka bërë disa pyetje muaj më parë.
Ende sot pas gati 3-4 muajsh nuk ka asnjë përgjigje dhe asnjë llogaridhënie me këto pyetje. A i është dhënë statusi kompanisë? Cila është kompania? Në memorandumin e përmendur nuk është EMAR Group. Cilat janë masat garantuese që porti i Durrësit mos të sekuestrohet nga bankat vendase.”, tha Meta.