Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTregu i kokainës/ Hoxha: Grupet shqiptare ‘fundosën’ mafian italiane në Amerikën Latine

Tregu i kokainës/ Hoxha: Grupet shqiptare ‘fundosën’ mafian italiane në Amerikën Latine

Gazetari Artan Hoxha zbardhi në Abc Live detaje nga aktiviteti i grupeve kriminale shqiptare në trafikun e drogërave të forta prej Amerikës Latine në Europë. Hoxha tha në studio se tashmë grupet shqiptare kanë zëvendësuar aktivitetin e grupeve mafioze italiane duke marrë gjirthçka në dorë sa i përket sjelljes së kokainës nga Amerika Latine në Europë.

Gazetari tha se fillimisht mafia italiane si Ndragheta, Sacra Corona Unita apo të tjerë, kishin kontraktuar shqiptarët si elementë që ofronin shërbime dytësore, por me kalimin e kohës këta të fundit morën situatën në dorë duke qenë tashmë “violinë e parë” në këtë treg, madje duke zëvendësuar italianët.

“Antimafia italiane ka kohë që thotë nëpër raporte se tashmë shqiptarët kanë marrë në dorë aktivitetet që më parë i bënin grupet mafioze italiane. Fillimisht kanë qenë si nënkontraktorë, por tani kanë dalë më vete dhe kanë zëvendësuar aktivitetin e grupeve mafioze italiane në trafikun e kokainës”, tha Hoxha.

Gazetari shpjegoi gjithashtu se SPAK në Shqipëri është duke u marrë me grupet dhe elementët e vjetër kriminal në Shqipëri ndërkohë që në treg kanë hyrë figura të reja, të cilët në fakt drejtojnë trafikun e drogës.

“SPAK është i zënë me dosje të vjetra, por tani në treg janë të tjerë, më të rinj që drejtojnë aktivitetin e drogës”, tha Hoxha, ndërsa shtoi se në fakt gjithçka mbi trafikun e drogës nga Amerika Latine në Europë dhe Shqipëri drejtohet dhe organizohet nga personazhe me banim në Dubai.

“Ata rrinë atje pasi ruhen dhe nuk mund të goditen nga kundërshtarët, por edhe nuk ekstradohen”, tha Hoxha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME