Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedVdekja e shqiptarit në kantinë: Prokurori itali kërkon autopsi, pronari hetohet për...

Vdekja e shqiptarit në kantinë: Prokurori itali kërkon autopsi, pronari hetohet për vrasje

Itali – Kanë nisur hetimet për vdekjen të mërkurën e Dritan Meçajt, ​​një punëtori 43-vjeçar me origjinë shqiptare. Përfaqësuesi ligjor i kompanisë, Giovanni Corvezzo, 41 vjeç, është përfshirë në regjistrin e të dyshuarve për hipotezën e vrasjes. Ekzaminimi do të kryhet në datën 21 dhjetor.

43-vjeçari punëtor, me origjinë shqiptare, por banues prej kohësh në Cessalto, ka ndërruar jetë nga asfiksia teksa mirëmbante një cisternë vere.

Prokurorja Publike e Prokurorisë së Treviso, Dr. Barbara Sabattini, kryetare e procedimit penal për një tjetër vdekje të bardhë, atë të Dritan Mecaj, punëtorit 43-vjeçar që vdiq të mërkurën më 14 dhjetor në kantinën e verës Corvezzo në Cessalto, e ka futur përfaqësuesin ligjor të kompanisë, 41-vjeçarin Giovanni Corvezzo nga Oderzo, në regjistrin e të dyshuarve për veprën e vrasjes nga pakujdesia: një akt gjithashtu për t’i lejuar atij të caktojë ndonjë konsulent për vlerësimet teknike.

Në fakt, zëvendësprokurori urdhëroi edhe raportin e autopsisë për trupin e punëtorit me origjinë shqiptare (banues prej mbi njëzet vitesh në Cessalto (TV) dhe po aq  kohë punonjës i Corvezzo-s) për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe konfirmimin e lidhjes së ngushtë shkakësore me veprimtarinë e mirëmbajtjes së autoklavës nga viktima: Meçaj do të kishte vdekur nga asfiksia për shkak të tymrave të mbetjeve të verës, që ndodheshin brenda një ambienti që po pastronte.

Detyra do t’i jepet të mërkurën më  21 dhjetor 2022, në orën 10:00, në zyrat e Procura della Marca, mjekut ligjor Dr. Antonello Cirnell që do të marrë pjesë në operacionet e ekspertëve si konsulent dhe gjithashtu,  nga mjekja ligjore Alessandra Rossi, e vënë në dispozicion nga Studio3A-Valore S.p.A., një kompani e specializuar në nivel kombëtar në kompensimin e dëmeve dhe në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, të cilët, nëpërmjet menaxherit të zonës së Veneto, Riccardo Vizzi, u drejtuan për të ndihmuar, për të hedhur dritë mbi tragjedinë dhe të gjitha përgjegjësitë dhe vënë drejtësi, edhe te anëtarët e familjes së punëtorit, i cili la gruan dje një djalë 11-vjeçar si dhe pesë vëllezër, dy prej të cilëve banojnë në Motta di Livenza, gjithashtu në zonën e Trevisos, dhe tre të tjerët në Shqipëri.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME