Tuesday, April 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTornado shkakton dëme në serat e zonës së Roskovecit. (foto e vidio)

Tornado shkakton dëme në serat e zonës së Roskovecit. (foto e vidio)

Roskovec – Moti i keq i orëve të paradites së sotme ka shkaktuar dëme në serat e fermerëve të zonës Roskovecit. Tornado që kaloi ka shqyer plastmasët e serave, ka shtrëmbur hekuratp, por ka thyer e shtrëmbur dhe bandierat e betonit të tyre

Burme nga fermerë të zonës pohojnë se rrebeshi e stuhia që kaloi në orët e mesditës së sotme ka shkaktuar dëme në serat e afro 20 fermerëve në Suk2 të bashki së Roskovecit.

Si pas fermerëve mësohet se era e fortë ka shqyer plastmasët që mbulojnë serat, ka shtrëmbur hekurat e tavanëve të serave dhe ka hyer e shtrëmbur bandierat që shërbejnë për mbajtjen e tyre. Dëmet shkojnë afërsishtë në 100 milionë lekë pohuan burimet nga fermerët e kësaj zone.


Tashmë një pjesë e tyre u duhet të rishpenzojnë për rregullimin e serave duke blerë plastmas të ri apo edhe bandiera betoni atje ku nevoiten duke zëvendësuar të thyerat.

Moti i keq ka shkaktuar dëme edhe në sera të zonës Suk1, Arapaj  të Roskovecit, pohojnë burimet e informacionit nga kjo zonë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME