Greqi – Policia greke publikon identitetin e nje shqiptari te arrestuar ne 2 dhjetor ai autor i grabitjes se cantes me pasoje vdekjen e nje te moshuare dhe grabitjen e nje tjetre me pasoje plagosjen. I arrestuari eshte Alvin Petrit Musaj, 36 vjec nga Elbasani.
Konkretisht ne 10 nentor 2022 ne Ilioupoli, duke drejtuar nje motociklete, autori i ka terhequr dhe grabitur canten nje shtetaseje te moshuar, e cila nga terheqja u rrezua ne toke dhe u plagos duke nderruar jete dy dite me pas.
Gjithashtu gjate mbremjes se 27-28 nentorit, ky shtetas vodhi nje motociklete ne zonen e Ilioupolit me te cilen me pas ne 28 nentor i grabiti nje cante nje te moshuare, nga terheqja e cila u plagos rende duke thyer humerusin dhe lenduar kofshen. Motocikleta u gjet e braktisur ne zonen e Ilioupolit dhe i’u dorezua pronarit.
Gjate kontrollit te baneses i’u sekuestruan rrobat qe kishte perdorur, 53 ilace narkotike, 2 peshore elektronike dhe 1 celular. Gjithashtu rezulton i denuar me 15 muaj burg per vjedhje.