Tuesday, April 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËShembja e pronës/ Meta: 14 maji, dita e ndëshkimit të këtyre agresorëve

Shembja e pronës/ Meta: 14 maji, dita e ndëshkimit të këtyre agresorëve

Ish-Presidenti Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë, tha sot se me dhunën e policisë së “rilindjes”, qytetarëve po iu rrëmbehet dhe iu shkatërrohet prona- “që të majmen klientët e “rilindjes” – siç theksoi në vazhdim.

Në shënimin e tij në Fb pas shembjes që nisi në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë, të një pallati ku banorët u dëbuan pasi iu prenë ujin dhe energjinët, Ilir Meta akuzoi ashpër qeverinë dhe në veçanti, bashkinë e Tiranës për aktin:

“Me dhunën e policisë, qytetarëve iu shkatërrohet prona që të majen klientët e rilindjes! – tha ai. – Shembja e pallatit në Rr. “Myslym Keta” është agresion i përsëritur në paligjshmëri të plotë dhe i egër ndaj qytetarëve të thjeshtë ashtu si tek Teatri Kombëtar, Astiri, Bregu i Lumit dhe 5 Maji.

Natën dhe me dhunën e Policisë së “Rilindjes” qytetarëve iu rrëmbehet dhe iu shkatërrohet prona që të majmen klientët e “Rilindjes”. Fëmijë, të moshuar, burra dhe gra janë hedhur në rrugë të madhe, që të vazhdojë grabitja dhe plaçkitja e bandës së Erion Veliaj dhe oligarkëve përqark tij. 14 maji është dita e madhe kur qytetarët e Tiranes do t’ju japin ndëshkimin më të rreptë këtyre agresorëve dhe hajdutëve të shfrenuar,” përfundoi kreu i PL-së, duke i bërë jehonë ditës kur do të mbahen zgjedhjet lokale në vend.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME