Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta: Pakoja e madhe, pilulë mashtruese elektorale

Meta: Pakoja e madhe, pilulë mashtruese elektorale

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për shtyp paraditen e së premtes, tha se viti që lamë pas ishte ai i rritjes së varfërisë dhe shpopullimit. Ndërkohë bonusin e ndarë për pensionistët dhe familjet në nevojë e quajti si “pilulë” mashtruese elektorale. Meta shtoi se qeveria ka arkëtuar nga inflacioni i lartë mbi 520 milionë dollarë, por shpërndau për qytetarët 80 milionë euro.

Sa i përket paketës që po shpërndan qeveria, Meta theksoi: “Është paketë qesharake në krahasim me paketat që i ka dhënë oligarkëve dhe vetes”.

Fjala e Metës:

Vitin e vështirë që lamë pas, që mund të konsiderohet si viti i rritjes së varfërisë dhe vazhdimit të shpopullimit të vendit për shkak të rritjes së korrupsionit, denoncoj pilulën mashtruese elektorale me zero impakt real në zbutjen ne krizës së cmimeve dhe kostove të jetesës.

Qeveria e Rilindjes ndau 8 miliardë lekë për pensionistët e familjet në nevoje dhe pse si pasoje e inflacionit te larte arkëroi mbi 520 milionë dollarë.

Ndërkohë që kryeminstri trumbeton me të madhe pakon e madhe 80 milionë euro, sipas KLSH, shpërdorimi i grabitja e taksave kaklon mbi 1 miliard euro për janar-nëntor 2022.

Stabiliteti financiar i vendit është më i tronditur se kurrë dhe borxhi publik ka arritur mbi 107%, Shqiptarët hyjnë në borxh vetëm që të vjedhë Edi Rama e Rilindja dhe nuk mjafton as për të larë borxhet që kemi marrë. Nëse Maqedonia e Veriut e shlyen borxhin me 1 vit eksporte, ne na duhen 3 vite.

Vetëm në datë 27 dhjetor 2022, Edi Rama ka kaluar në llogaritë e një grushti oligarkësh rreth 100 milionë euro. Në mbledhjen e 12 dhjetorit ka miratuar vendime sikur tërmeti ka rënë në këtë datë jo në 26 nëntor 2019. Qeveria të zbatojë masa për transparencë për fondet e tërmetit dhe pandemisë e të publikonte emrat. 55% e fondit të investimeve për të gjithë vitin u shpërnda vetëm në muajin dhjetor”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME