Fier – Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Maradon Dajlani, 36 vjeç, banues në fshatin Drizë, Fier, i cili u kap nga Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije.
Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 40 vjeç, banues në Fier, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, për shtetasin B. S., 45 vjeç, banues në fshatin Thanasaj, Lushnjë, i cili është dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe fsheh rrethanat e ngjarjes.
U referuan materialet në Prokurori dhe po punohet për identifikimin e autorit/ëve, pasi në Lushnjë kanë vjedhur disa orendi shtëpiake në banesën e shtetases A. A., 32 vjeçe.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.