Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm për të rikthyer për rigjykim në shkallë të parë vendimin për vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Në një reagim në rrjetet sociale, Meta shkruan se ky ishte një akt i paralajmëruar dhe se gjykata është e kapur.
“Akti i paralajmëruar i Edi Ramës përmes gjykatës së kapur nuk e ndryshon dot fatin e tij. Edi Rama ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet do ta ketë opozitën fitimtare përballë tij në 14 maj shumë më të motivuar dhe shumë më të organizuar se kurrë më parë. Fitorja nuk ndalet!” – shkroi Meta në rrjetet sociale.