Fier – Arrest shtëpie ka dhënë gjykata Fier për Arinalda Asllanin 32 vjece nene e 3 fëmijëve banuese në lagjen Liri më Fier e cila në 8 mars në orën 4 të mëngjesit plagosi me thikë bashkëjetuesin e saj 33 vjecar Arjan Jorgati
Kryetare e trupit gjykues eshte Ejona Lazellari prokuror Petrit Vukaj ndersa avokate nga gjykata Arvenola Dore.
Nga pyetjet në gjykata e akuzuara ka pohuar se bashkëjetuesi i saj kishte shkuar në banesë pas orës 2 të mesnatës dhe në gjendje të dehur. Pasi kanë debatuar ajo në kushte të vetmbrojtjes pasi ka parë ashpërsinë e bashkëjetuesit dhe gjendjen e dehur të tij ka pasur në duar thikë sepse në pritje derisa bashkëshorti të kthehej në banesë ka qënë duke përgatitur ushqime për një ditë më pas për 3 fëmijët e saj
Gjykata pasi ka degjuar palët akuzën nga Petrit Vukaj, të akuzuarën Arinalda Asllanin dhe avokaten e saj Arvenola Dore vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie, masë që u kërkua edhe nga prokurori Vukaj.