Levan – Nga 400 familje dikur në vitet 2000 tashmë nuk bëhen as 150, kjo është gjëndja aktuale e fshatit Boçovë, më i madhi në zonën e Bishanit të bashkisë Fier.
Rrugë që nuk kanë parë mirëmbajtje që nga vitet 2013, kopësht e shkollë nëntëvjeçare e mbyllur. Kjo është panorama që të shfaqet në këtë fshat dhe rrugët e tij na tregojnë ata pak banorë që kanë mbetur në fshat.
Ata pohojnë faktin se rruga kryesore e fshatit nuk ka parë mirëmbajtje që pas ikjes së deputetit të PD Hasan Halili. Shkolla e kopështi u mbyllën për shkak të ikjes së pjesës më të madhe të banorëve më emigracion se mbetën pa punë dhe kostua e jetesës u rrit shumë dhe tani shkojnë në qëndër, në Bishan për procesin mesimor.
Banorët pohojnë se edhe në kohën e përmbytjeve në vitet 2015 ndihmat qeveritare i morën ata që nuk u dëmtuan dhe jo ata që pësuan dëme në toka, ushqim bagëtish apo më bagëti.