Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËVarhelyi - SPAK: Na duhet të shohim çështje që çohen para drejtësisë

Varhelyi – SPAK: Na duhet të shohim çështje që çohen para drejtësisë

Komisioneri europian Oliver Varhelyi tha se në Shqipëri janë përmirësuar institucionet të cilat kanë si synim luftën kundër korrupsionit dhe se keru i ri i SPAK tregon vullnetin e mirë të plitikës për të ndryashuar gjërat.

Megjithatë në konferencën e parbashkët me Josep Borell dhe kryeministrin Rama dhe përfaqësuesin e lartë të bashkimit Europian Josep Borell tha se tashmë duhet të shohin veprime konkrete nga SPAK, duhet të shohin çështje që vihen para drejtësisë.

“Kemi parë përpjekje për të forcuar luftën kundër korrupsionit, kemi parë një kuadër të përmirësuar institucional. Jam i lumtur të shikoj kreun e SPAK-ut në këtë tryezë.

Kjo duhet të sjellë një bilancë të fortë, hetimesh, ndjekjesh penale, në çështje korrupsioni të nivelit të lartë, rikuperim të pasurive, sekuestrime, rikuperim të pasurive që vijnë nga vepora të lidhur ame korrupsionin. Tanimë na duhet të shohim çështje që vihen para drejtësisë.

Kreu i ri i SPAK është rezultat i vullnetit të mirëfilltë politik për të ndryshuar gjërat, por pa e vënë në trysni kreun e ri të sapozgjedhur, ky institucion do ketë vlera po aq sa kanë realizimet, kemi shpresa të mëdha për këtë institucion. Shpresojmë se do jetë aq i sukseshëm sa ka qenë procesi i vlerësimit”, tha Komisioneri europian Oliver Varhelyi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME