Thursday, December 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËSatirë/ FINALJA E HEDHJES SË SHURRËS…

Satirë/ FINALJA E HEDHJES SË SHURRËS…

Nga Thoma Goga – Më në fund mbaroi finalja e Konferencë Ligë. Shteti ynë u kujdes që të mbyllej me sukses. Dhe kështu ndodhi. Bilancit i shtohen 19 policë të lënduar, mijëra orë punë të humbura (se ishte pushim), dhjetra rrugë të bllokuara, miljona euro të fituara, dhjetra tonë birra të konsumuara e po kaq sasi shurre të shkarkuara nëpër bulevardin e Tiranës.

U bënë aq shumë reklama për finalen, erdhën mijëra tifozë nga gjithë Europa. Kurse të zotët e shtëpisë, që paguajnë taksa me detyrim për RTSH, nuk patën mundësi ta shijojnë. Sepse RTSH publik nuk e transmeton. Ku shkojnë këto taksa, përse na i rrëmbejnë si hajdutë nëpër fatura? Turp, turp, turp… Më mirë të kthehet në shurrtore publike. Shpresojmë që të transmetohet kampionati i hedhjes së shurrës…

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME