Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËRama e shkel premtimin dhe i pret fjalën Veliajt

Rama e shkel premtimin dhe i pret fjalën Veliajt

“Shkurt, duhet të bëjmë një fushatë zgjedhore me shumë më pak ndotje akustike”. Ishte ky premtimi që kryeministri dhe njëkohësisht kreu i socialistëve, Edi Rama bëri përpara 61 kandidatëve në ceremoninë e zhvilluar në Sheshin Skënderbej në çeljen e fushatës për 14 majin.

“Prandaj kemi vendosur ta përgjysmojmë minimalisht përdorimin e ekraneve të mëdha, të skenave pompoze, të materialeve propagandistike. Të tjerët kanë arsyet e tyre të bërtasin, të venë kujën, të hidhen përpjetë.

U hedhshin e mbetshin në ajër. Ne jo, ne s’kemi arsye as për ndotje akustike, as për ndotje vizuale, për të qenë në çdo cep, në çdo kthesë, me fytyrat edhe sloganet tona, dhe as për ndotje gjuhësore” – vijoi kreu i mazhorancës.

Por duket se këtë premtim ai e ka shkelur që në takimin e parë që zhvilloi me socialistët në zonën e Farkës së bashku me kryebashkiakun Veliaj. Në ritmet e këngës tallava që ka zgjedhur si himn të fushatës, Rama e Veliaj iu bashkuan turmës.

Në videon më poshtë mund të shihni se si zhurma ishte kryefjala. U tha se nuk do të kishte drita e ekrane, por edhe ato nuk mungonin. Nuk mungoi as fjala e Erion Veliajt dhe tallja e radhës e Ramës që ia preu fjalën në mes duke i marrë mikrofonin nga dora.

“Ej, e dini pse erdha unë? Ky më çoi mesazh dhe më tha: “Lal këtej nga Farka ka qofte, ka birra, ka qingja, ka bërxolla, ka keca, ka pula… Hajde po pate qejf se dhe mileti është mbledhur”. Po për ça erdha unë? Të dëgjoj fjalimin e këtij. Nuk e kuptoj këtë. Erdha të dëgjoj fjalimin tat tani?”

“T’i përshëndesim njerëzit dhe ta bëjmë gëzuar” – tha Veliaj në siklet.

“Ti shko mbill ndonjë pemë se e bëjmë gëzuar vetë ne. Kështu është me Lalin. Dhe jo vetëm kaq, por pasi të ikni nga këtu dhe të dëgjoni fjalimin do shkoni në shtëpi dhe do thonëi: “Kemi pirë birrë, kemi ngrënë qofte…” – tha Rama duke ironizuar lajmet që do dalin pas takimit të Veliajt.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME