Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSkandali/ Prokuroria e kapur mbyll çeshtjen e xhupzinjve me pistoleta, qe dhunonin...

Skandali/ Prokuroria e kapur mbyll çeshtjen e xhupzinjve me pistoleta, qe dhunonin protestuesit!

Nga Petrit Vasili

(DOKUMENTI).

I kerkova zyrtarisht Prokurorise se Pergjithshme kohe me pare, qe te hetonte seriozisht per dhunen qe persona te paidentifikuar civile dhe pa asnje shenje dalluese ushtronin mbi protestuesit, gazetaret te rinj e gra.

Dhuna e Policise ndaj protestuesve shqetesoi Parlamentin Europian, por jo Prokurorine e kapur!

Kjo dhune e eger dhe e neveritshme ka bere qe Parlamenti Europian ne Rezoluten e tij te 19 majit te shprehet me shume shqetesim:

“Rikujton nevojën për të garantuar në mënyrë efektive të drejtën për lirinë e tubimit paqësor pa masa arbitrare ose diskriminuese dhe vë në dukje rëndësinë e adresimit të pretendimeve për sjellje të pahijshme të policisë dhe hetimin dhe ndjekjen penale të përdorimit joproporcional të forcës”.

Parlamenti Europian eshte ne kembe ndersa Prokuroria ne menyre te paturpshme nk heton dhe mbyll ceshtjen

Kjo dhune e eger dhe e miremenduar eshte pare nga te gjithe shqiptaret.

Vete policia ndersa xhupzinjte dhunonin si kafshe protestuesit kishte merak qe te mos evidentohej nga media dhe komante policie u thoshin xhupzinjve: kujdes se ka kamera!

Keto fakte i evidentova ne parlament kur thirra ne seance pyetjesh Ministrin e Brendeshem Çuçi dhe ku pamjet i pa dhe i degjoi i gjithe parlamenti.

Vura ne dispozicion te Prokurorise edhe ato foto dhe ndonje filmim te marre nga mediat shqiptare dhe rrjetet sociale qe munda te siguroj.

Keto ishin indicie te mjaftueshme qe Prokuroria te hetonte ne menyre te thelkuar si dhe te siguronte shume e shume me teper fakte, prova dhe deshmi te tjera per te zbardhur ceshtjen e per te cuar fajtoret perpara drejtesise.

Por Prokuroria ne menyren me te turpshme mbylli çeshtjen dhe ne menyre te pacipe nuk mori asnje prove shtese, fakt apo deshmi te tjera duke u vene ne krah te dhunuesve dhe kunder qytetareve te thjeshte qe u dhunuan nga horrat xhupzinj.

Prokuroria ka arritur fundin.

I bej thirrje Keshillit te Larte te Prokurorise, Inspektorit te Larte te Drejtesise te shqyrtojne menjehere keteqendrim dhe sjellje ne shkelje te plote te ligjit prej prokurorise.

Reforma ne drejtesi u be per qytetaret, por me keta prokurore qe legjitimojne horrllekun shteteror kjo eshte nje reforme e rrenuar.

Me kete vendim Prokuroria i ka dhunuar qytetaret njelloj si xhupzinj dhe eshte shnderruar ne nje pjese perberese te horrllekut shteteror.

Kjo pune nuk ka per tu mbyllur kurre pa u bere drejtesia qe qytetaret kerkojne dhe bashke me xhupzinjte do te shkijne para saj edhe prokuroret ortake te tyre.

P.S. Shihni vendimin e mbylljes se ceshtjes kujtoni edhe fotot e videot e dhunes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME