Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETProkuroria Vlorë sekuestron 13 milionë euro pasuri në një vit

Prokuroria Vlorë sekuestron 13 milionë euro pasuri në një vit

Vetëm gjatë vitit të fundit, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, janë sekuestruar pasuri në vlerën 13 milionë euro.

Sipas të dhënave, shuma totale vjen nga sekuestrot preventive të vendosura mbi 33 pasuri të paluajtshme në total në vitin 2022.

Pasuritë e sekuestruara janë kryesisht prona të paluajtshme, apartamente, toka, ullishte, dyqane si dhe llogari bankare.

Mësohet se janë regjistruar 32 procedime penale dhe 21 hetime pasurore, sakaq për gjykim janë dërguar 7 procedime penale me 8 të pandehur.

“Në lidhje me veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, për vitin 2022 rezulton të jenë regjistruar 32 procedime penale dhe 21 hetime pasurore. Ndërsa janë dërguar për gjykim 7 procedime penale me 8 të pandehur”- njofton Prokuroria.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME