Vlorë – Albpetrol, kompania me e madhe e naftës, aty ku bëhen dhe vjedhjet më të mëdha. Por, kur vjen çështja tek punonjësit ata kursehen dhe i trajtojnë si skllevër.
Për këtë arsye, punonjësit e qendrës së prodhimit të naftës Gorisht janë hedhur në protestë. Ata shprehen për mediat se nuk janë plotësuar kërkesat e tyre, më konkretisht rritja e pagës që u është premtuar.
Stafi drejtues i kompanisë Albpetrol, u ka premtuar punonjësve rritje page, e cila deri më tani nuk është realizuar.
Madje ata pretendojnë se gjatë orëve të natës, drejtuesi Eltar Deda ka shkuar në sektorët e punimit së bashku me përfaqësues të Albpetrol, dhe kanë ushtruar presion duke i kërcënuar se do i heqin nga puna nëse vijojnë grevën.
Në sektorin e naftës Gorisht janë rreth 300 punonjës, të cilët janë me një stazh pune mbi 20-vjeçare. Punonjësit kanë bojkotuar punën, pa e braktisur vendin e punës.
Kujtojmë se në vitin 2020 Albpetrol iu uli pagat punonjësve dhe që atëherë situata ekonomike e tyre po rrënohet./JOQ