Që thoni juve sot që në mëngjes herët shkallët nga hyrja e ish shtëpisë së oficerave e deri në katin e katërt ku ndodhet selia e PD në Fier ishin larë e pastruar, shtruar me tapet të murrmë, ndërkohë që korridoret dhe dhoma ku ishte vendosur kutia e vetme e votimit mbanin era parfum, nga ai që preferojnë më shumë, aromë trëndafili, po i tregonte Çelua, një demokrat i thekur disa shokëve teksa po pinte kafenë e pasdites tek lokali përballë selisë.
Grupet e gazetarëve me vështirësi çan kordonin e demokratëve që mbanin radhën deri tek kutia e votimit që do votonin Lulin edhe pse ai kish bërë dorëheqjen nga kryetarlliku, bëri pushimet e verës e pasi kishte parë një ëndërr ( ëndrra janë bën vaki e dalin) nisi fushatën për kryetar partie.
E ashtu një nga një shkallët i ngjitëm, shkuam tek ish salla e mbledhjeve ku ishte komisioni dhe një kuti votimi. A aa, thashë me vete, një kuti vetëm ktu, belbëzoi Çelua.
Si mëngjes mirë, vijon rrifimin e tij Çelua, po kur shkoi ora 11, naaaaa plot votues tamam si miza në kërcut, një palë ikte dy palë vinin. Disa po bisedonin se donin kuti votimi shtesë se nuk i mbanin votat, thoshte Çelua.
Ja shikoni kutinë në orën 12 e 30 rrafshë me vota, dhe nga lista pritej që numri i votuesve do ishte mbi 800 demokratë, por nga inati i Berishës dhe Gaz Bardhit pritej dyfishim i votuesve, u thoshte Çelua,
Një demokrate u thoshte disa të tjerëve, ta shikoni në fund gudhti, Berisha ikën, ikën dhe Rama, zgjedhje të parakoshme ose qeveri teknike Luli me Ramën. Aman o shokëni, thoshte Çelua, këta e dinë se pushteti dhurohet dhe harrojnë se merret duke mbushur kutitë me vota e ti mbrosh votat. Ah more shokë bir Selman i nënës kë të qajë më parë, ja jështu de.
E kështu meqenëse e kisha lënë të shkoja nga plazhi për tu freskuar, thoshte Çelua, mora vesh se numri ishte disa herë më i lartë, kuti të hidhnin votat nuk kish , kështu që gjetën një qese e varën tek ganxha pas derës dhe e hidhnin atje, thoshte ai. Po çfarë kishte ndodhur pa, rrëfente Çelua duke qeshur, kish kaluar Refija, kish votuar por do shkonte te merrte domate, merr qeskën pas dere votat i hedh nga dritarja pas godinës e ikën të blinte domate. E të shikoje pastaj debatet jo ç’na bëri, se ishin kaq vota, po aq, jo më shumë, pse se pat që ta ndalonit etj etj.
E duke biseduar e debatuar vendosen përfundimin, ranë dakort, ashtu si dinë ata 7×7=42, plot 461 votues ku 3 ishin të pavlefshme, 17 vota rivali i Lulushit dhe 441 vota dora vet Lulzim Basha. Ky ishte rezultati i votimit sot për demokratët e Fiert për Lulzim Bashën, tha Çelua, e teksa mora vesh këtë rezultat, më doli ajo shprehja shkodrane, “hej ta lumsha moj Shirokë kokrra e ranës më e madhja në botë” nga plazhi i bukur i Vlorës, përfundoi Çelo trimi, demokrati më i flaktë fierak.