Partizani është eliminuar në “play off” të Conference Leage nga kazakët e Astanës. Pas humbjes minimale në ndeshjen e parë, kampionët e Shqipërisë barazuan 1-1 në ndeshjen e kthimit në “Elbasan Arena”.
Në minutën e 25-të, Bintsouka do të shënonte një gol të bukur me kokë, duke gëzuar tifozët që ndodhen në stadium.
Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol për kazakët, me Tomasov që shënoi në minutën e 46-të. Ky gol duket se preu të kuqtë, që shfaqën probleme të shumta, por përsëri rastet e i kishin, megjithëse nuk ia doli të shënojë.
Mbyllet këtu rrugëtimi europian i Partizanit dhe ëndrra e madhe për tu kualifikuar në grupe